image Pacientët me kancer kanë gjasa pesë herë më shumë të infektohen me koronavirus

Shëndetësi

Pacientët me kancer kanë gjasa pesë herë më shumë të infektohen me koronavirus

news image

Mjeku specialist i leukemisë, Mikkael Sekeres, ka thënë se pacientët me kancer janë pesë herë më shumë të rrezikuar nga COVID-19 se pacientët e tjerë.

Ai ka deklaruar se shanset e infektimit janë të njëjta, por rreziku për t’u sëmurë rëndë te ta është shumë më i lartë.

“Gjithçka që kam lexuar tregon se edhe pse pacientët e mi nuk janë më të cenueshëm se unë apo se ju ndaj kontraktimit të Covid-19, gjasat e tyre që të sëmuren rëndë nëse e kapin virusin, madje edhe të vdesin, janë ndoshta pesë herë më të mëdha se të juajat, të miat apo të dikujt në grup-moshën e njëjtë”, është shprehur Sekeres.

Sekeres ka theksuar se pacientëve të tij me leukemi, edhe para pandemisë, vazhdimisht i ka këshilluar që të kenë kujdes në publik dhe të bartin maskën dhe të përdorin dezinfektues.

“Kur unë flas me pacientët e mi u jap shumë këshilla të ngjashme që u kam dhënë për kohë të gjatë. Secili me sistem të cenueshëm imunitar e di se kur del në publik duhet të veshë maskë, të jetë vazhdimisht i vëmendshëm ndaj gjithçkaje që prek dhe më pas të lajë duart apo të përdorë dezinfektues, si dhe të jetë i kujdesshëm ndaj kontakteve përreth. Pra, këshillat që japim tani për secilin janë të njëjta me ato që u japim njerëzve, të cilëve kanceri ua ka goditur sistemin imunitar”, ka thënë mjeku për REL.

Sekeres, i cili është autor i librit “When blood breaks down – Life lessons from leukemia” [Kur gjaku prishet – Mësime jetësore nga leukemia], po ashtu tërheq vërejtjen se situata e krijuar me koronavirus ka shtyrë diagnostikimet e kancerit, sëmundjes që “është aq e frikshme ose më e frikshme se COVID-19”./ Gazeta Sinjali/