image "Pa rend e pa rregull, po na maltretojnë", qytetari nga Peja ankohet se nuk po respektohen terminet për vaksinim

Shëndetësi

“Pa rend e pa rregull, po na maltretojnë”, qytetari nga Peja ankohet se nuk po respektohen terminet për vaksinim

news image

Një qytetar nga Peja (emër i njohur për redaksinë) është ankuar për procesin e vaksinimit në Objektin e Drejtorisë së Kulturës në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Ai është lajmëruar në redaksinë e Gazetës Sinjali dhe ka thënë se në këtë qendër askush nuk po i respekton terminet, andaj qytetarët po detyrohen të presin me orë për të marrë vaksinën.

M.P., thotë për Sinjalin se Ministria e Shëndetësisë ia ka konfirmuar terminin për vaksinim, sot në orën 11:19, por që ai është detyruar që të pres rreth një orë, që t’i vijë radha për vaksinim.

“Qendra e Vaksinimit në Pejë, pa rend dhe pa rregull. Nuk po respektohen terminet. Plus kërkojnë që konfirmimin për termin ta dorëzojmë në kopje, nuk e pranojmë mesazhin nga aplikimi eKosova. Mjerim është, nuk janë tuj u respektu terminet, veç maltretime”, tha ai./Gazeta Sinjali/