image 'Pa pardon'/ Dy persona bëhen llom mes vete pasi 46-vjeçari me biçikletë ia goditi veturën të riut në Malishevë

Siguri

‘Pa pardon’/ Dy persona bëhen llom mes vete pasi 46-vjeçari me biçikletë ia goditi veturën të riut në Malishevë

news image

Një incident ka ndodhur të martën në fshatin Maxharrë të komunës së Malishevës, ku dy persona janë përleshur mes vete fizikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjithçka kishte nisur kur një 46-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë, ka goditur veturën e 32-vjeçarit, e cila ishte e ndalur.

Sipas burimeve dy të dyshuarit nuk kanë tentuar që të gjejnë mirëkuptim, por menjëherë kanë filluar sharjet e ofendimet mes vete.

E konfrontimi verbal eskaloi në rrahje, ku si pasojë që të dy pësuan lëndime trupore, për çka u desh të kërkojnë ndihmë mjekësore në spital.

Rasti u denoncua edhe në Polici, ku menjëherë pasi të dyshuarit janë liruar nga spitali janë shoqëruar në Stacion Policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, 46-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa ndaj dy të dyshuarve iniciohet rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/