image Pa Ledrin bashkë me një vajzë tjetër, ky është reagimi i Sarës

Bota e Yjeve

Pa Ledrin bashkë me një vajzë tjetër, ky është reagimi i Sarës

news image

Ledri Vula dhe Sara Hoxha, janë dy personazhe të njohura për publikun shqiptar.

Çifti në fjalë ka kohë që janë në lidhje, mirëpo ata e kanë mbajtur mirë të fshehtë derisa mediat hulumtuan për të dy dhe zbuluan se ata janë në një romancë.

Nuk kaloi shumë kohë, e dyshja në fjalë u bënë prindër për herë të parë, të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin, Poem Blu.

E se fundmi Ledri ka sjell një këngë të re me titullin ‘Monaco’, të cilës ja ka realizuar edhe një videoklip me një vajzë joshëse.

Pjesë e klipit janë edhe disa skena të nxehta, të cilat nuk e ka pas lehtë as Sara t’i kapërdijë.

Ajo ka publikuar një foto ku Ledri shfaqet gjysmë nudo me vajzën të realizuar gjatë klipit.

Ndërsa përshkrimi që i ka bërë ka qenë epik.

“E mbajta mirë vetën edhe këtu”, ka qenë përshkimi që Sara i ka bërë fotos ku i dashuri i saj shfaqet me një femër tjetër.

Sigurisht se reagimi i saj ka qenë me shaka, pasi gjithçka ka qenë pjesë e klipit të ri të këngëtarit.

Ndërsa për t’iu ikur keqkuptimeve, Sara gjatë gjithë kohës ka qenë pranë Ledrit derisa e ka realizuar gjithë klipin.

/GazetaSinjali/