image Pa distancë, të moshuarit në Gjakovë rrezikojnë jetën për të deklaruar se janë gjallë

Sociale

Pa distancë, të moshuarit në Gjakovë rrezikojnë jetën për të deklaruar se janë gjallë

news image

Dhjetëra të moshuar dhe veteranë janë mbledhur në zyrën e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies sociale në Gjakovë, për t`u deklaruar se janë gjallë dhe që t’u vazhdohet pensioni.

Në një foto shihet se radhë e gjatë e pritjeve është krijuar para Zyrës për Mirëqenie Sociale.

Gjithashtu shihet se pensionistët nuk po mbajnë distancën fizike e cila është e obliguar për t’u mbrojtur nga koronavirusi. /Gazeta Sinjali/