Këngëtari dhe kantautori britanik Ozzy Osbourne njoftoi se është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit.
Sipas Guardian, 71-vjeçari Osbourne, i cili njihet si babai i muzikës metal, në programin “Good Morning America”, ku mori pjesë së bashku me bashkëshorten Sharon Osbourne, tha se tashmë një vit vuan nga probleme shëndetësore, përfshirë edhe operacionet në boshtin kurrizor dhe qafë.
Ai njoftoi se është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit dhe tha se 2019 ka qenë “viti më i dhimbshëm” në jetën e tij.
Gruaja e tij, Sharon Osbourne, gjithashtu tha se diagnoza me Parkinson të fazës së dytë tek Ozzy Osbourne nuk paraqet kërcënim për vdekje, por ka prekur disa nerva në trup dhe se ai “përjeton ditë vërtet të këqija sa edhe ditë të mira”.
Ozzy Osbourne nisi karrierën muzikore me grupin e zhanrit heavy metal “Black Sabbath” në vitet 70’ta, por më pas u nda nga grupi dhe vazhdoi si solist, duke publikuar 11 studio-albume.