Se Mesut Ozil do largohet nga Arsenali ka kohë që dihet, teksa tani vetëm po pritet zyrtarizimi i tij te skuadra e re, transmeton Sporti në Sinjali.
Tash e disa ditë raportohet se ish-reprezentuesi i Gjermanisë ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen.
Lidhur me këto lajme ka folur edhe drejtori sportiv i klubit turk, Emre Belozoglu, i cili tha se Ozil është afër transferimit.
“E kemi pasur një takim me të dhe menaxherin e tij. Mesut është më afër së kurrë më parë. Pasi Ozil t’i përfundojë takimet me klubin e vet, ne do të mbajmë takime me të.
Nëse Ozili pajtohet me klubin e tij për kushtet e tij, nuk do të jetë pengesë financiare për klubin tonë. Fenerbahce dhe klubet e tjera nuk e kanë më fuqinë për të sjellë lojtarë me paga 4 apo 5 milionë euro në vit” – ka deklaruar Emre.
Përveç te Arsenali, Mesut Ozil në të kaluarën ka luajtur edhe te Real Madridi, Werder Bremeni dhe Schalke 04. /Sporti në Sinjali/.