image U përfol se do të pensionohej nga futbolli, Ozil tregon të ardhmen tij

Futboll

U përfol se do të pensionohej nga futbolli, Ozil tregon të ardhmen tij

news image

Mesut Ozil ka folur për të ardhmen e tij.

Mesfushori turko-gjerman është sugjeruar se do të largohej nga futbolli, duke vazhduar punën si një ‘gamer’ i lojërave kompjuterike.

Sidoqoftë, 33-vjeçari ka hedhur poshtë këto zëra, duke theksuar se ai synon të kontribuoj ende në futboll, më saktësisht tek klubi aktual, Fenerbahce.

“Nuk kam ardhur për pushime në Fenerbahçe dhe në atdheun tim Turqi. Sa herë që djersit fanellën tonë të lavdishme, nuk kam asnjë qëllim tjetër veçse të kontribuoj. Kam shumë synime që do të doja të jetoja në Fenerbahçe, dashurinë time të fëmijërisë. Nuk do ta lë futbollin derisa të bëj këto gjëra.

Doja ta bëja këtë deklaratë për të parandaluar diskreditimin e vetvetes në publik dhe për të informuar drejt komunitetin tonë“, ka shkruar Mesut Ozil në Twitter.

Rikujtim që Ozil më herët ishte suspenduar nga klubi pas mungesës së profesionalizmit të shfaqur me ekipin turk.

/GazetaSinjaliSport/