Ish-futbollisti i Arsenalit, është rikthyer nga lëndimi dhe mbrëmë u inkuadrua nga minuta e parë, në ndeshjen që Fenerbahce e zhvilloi në udhëtim ndaj Adana Demirspor.
Ai shënoi golin e vetëm në këtë takim, pas plotë 18 muajve, duke i kështu dhuruar skuadrës së tij tri pikë të plota.
Mesut Ozil , sezonin e kaluar kishte vendosur të rikthehet në vendlindje, ku ka nënshkruar kontratë me Fenerbahcen, por pas një kohe të shkurtër, ai pësoi një lëndim të rëndë që e mbajti jashtë fushave të blerta deri në përfundim të sezonit.
Ozil is scoring goals for fun while Arsenal can't even make a single chance. pic.twitter.com/fNp7uZj0PS
— Mupenzi ???????????????? (@MupenziEmma) August 15, 2021
Për skuadrën vendase, debutoi reprezentuesi kosovar, Arijanet Muric, duke pasur paraqitje mjaftë të mirë, përkundër humbjes. /Gazeta Sinjali Sporti/