image Ozil interesohet ta blejë klubin turk që garon në ligën e tretë

Futboll

Ozil interesohet ta blejë klubin turk që garon në ligën e tretë

news image

Mesut Ozil ka filluar të mendojë për jetën e tij pasi të mbyllë karrierën prej futbollisti.

Mesfushori turk aktualisht po luan me skuadrën e Fenerbahce, por atje po vëzhgon në përgjithësi futbollin turk.

Raportimet nga mediumi ‘Bild’ bëjnë të ditur se Mesut Ozil është i interesuar të blejë klubin turk, Corum FK.

Corum luan në divizionin e tretë të futbollit turk, dhe Ozil synon ngritjen e këtij klubi.

Sipas raportimeve, një blerje e tillë do t’i kushtonte Ozilit 20 milionë lira turke, që përkthehen si 1,330,100.00 euro. /Gazeta Sinjali Sporti/