Mesut Ozil ka filluar të mendojë për jetën e tij pasi të mbyllë karrierën prej futbollisti.
Mesfushori turk aktualisht po luan me skuadrën e Fenerbahce, por atje po vëzhgon në përgjithësi futbollin turk.
Raportimet nga mediumi ‘Bild’ bëjnë të ditur se Mesut Ozil është i interesuar të blejë klubin turk, Corum FK.
Corum luan në divizionin e tretë të futbollit turk, dhe Ozil synon ngritjen e këtij klubi.
Sipas raportimeve, një blerje e tillë do t’i kushtonte Ozilit 20 milionë lira turke, që përkthehen si 1,330,100.00 euro. /Gazeta Sinjali Sporti/