image OVL-UÇK shtynë protestën, kërkon të pezullohet dialogu me Serbinë

Kosovë

OVL-UÇK shtynë protestën, kërkon të pezullohet dialogu me Serbinë

news image

Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së ka vendosur që të shtyjë mbajtjen e protestës së paralajmëruar, deri sa të qetësohet situata me pandeminë, njofton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, i cili njoftoi se vendimi është marrë sot në mbledhjen e jashtëzakonshme, të mbajtur një ditë pasi tre ish-udhëheqësit e UÇK-së u nisën drejt Hagës për t’u përballur me akuza për krime lufte.

Por, ky organ po ashtu ka kërkuar pezullimin e bisedimeve me Serbinë.

“Dje kemi pasur mbledhje të Kryesisë ku është propozuar të mbahet protestë dhe në mbledhjen e Këshillit Drejtues është diskutuar edhe ky propozim”.

“Këshilli ka dalë me disa konkluzione, ku protesta do të analizohet dhe na autorizuan që të diskutojmë me inistitucionet e shëndetësisë, për të gjetur një kohë të përshtatshme për mbajtjen e protestës. Po ashtu kërkuam pezullimin e bisedimeve me Serbinë”, ka thënë Klinaku. /Gazeta Sinjali/