image OVL-UÇK reagon pasi Serbia futi në karantinë komunat veriore të Kosovës: Nuk mund t'i mbyllim sytë

Kosovë

Siguri/ OVL-UÇK reagon pasi Serbia futi në karantinë komunat veriore të Kosovës: Nuk mund t’i mbyllim sytë

news image

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas futjes së Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit në karantinë dhe izolimit të qindra qytetarëve në komunat e tjera veriore me urdhër të Serbisë.

Hysni Gucati, kryetari i kësaj organizate, ka thënë se kjo është një shkelje, para të cilës, thotë ai, nuk mund të mbyllen sytë. Sipas tij, kjo “situatë e papranueshme” është si pasojë e neglizhencës së Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës.

“Situata e krijuar në Komunat në Veri të Mitrovicës është e papranueshme, si mund të lejohet që në territorin e Kosovës të veprohet nën urdhrin e Serbisë. Veriu i Mitrovicës duhet të veprojë nën ligjin e njëjtë që vlen për të gjithë Kosovën. Kjo është një neglizhencë e madhe e Qeverisë dhe institucioneve tona. Përballja me Pandeminë COVID-19 nuk mund të na bëjë që t’i mbyllim sytë para një shkelje të tillë. Institucionet tona duhet ta kenë nën kontroll veriun e Mitrovicës sikurse gjithë territorin e Kosovës”, ka shkruar Gucati në Facebook.

Gazeta Sinjali mbrëmë raporti ekskluzivisht se Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë me urdhër të Serbisë, përmes të cilët janë izoluar edhe qindra qytetarë të tjerë në pesë komunat me shumicë serbe në territorin e Republikës së Kosovës./Gazeta Sinjali/