image OVL-UÇK reagon pas njoftimit të Thaçit se të hënën do të niset për në Hagë

Drejtësi

OVL-UÇK reagon pas njoftimit të Thaçit se të hënën do të niset për në Hagë

news image

Kryetar i i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar me një postim në Facebook, pasi presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se të hënën do të niset për në Hagë.

Gucati ka shkruar se ushtarët e UÇK-së nuk janë frikësuar as në luftë, dhe se Thaçi do të dalë i pafajshëm kundër akuzave të pabaza e të paqena.

“Asnjëherë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë frikësuar dhe nuk kanë ngurruar të përballen me drejtësinë si atë vendore por edhe ndërkombëtare, si gjithë luftëtarët e tjerë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi do të dalë i pafajshëm kundër akuzave të pabaza dhe të paqena”, ka shkruar Gucati në Facebook.

Kujtojmë, sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se të hënën do të niset për në Hagë, si përgjigje ndaj Dhomës së Prokurorit të Specializuar, për ngritjen e akuzave ndaj tij./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hisni.gucati/posts/3046310728818454