Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar gjatë kohës sa është duke u mbajtur seancë dëgjimore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Klinaku ka shkruar në Facebook se kjo prokurori është puro politike, e që sipas tij ka për qëllim që të fitoj rastin pa prova.
“Prokuroria puro politike në Hagë, e cila e ka qëllimin për ta fituar rastin pa prova, ose vetëm me pseudoprovat e saj, detyrohet që të tërhiqet pas reagimit të mbrojtësve të cilët thanë se do t’iu bëjnë ekspertizë të gjitha akuzave dhe të gjithë dëshmitarëve”, ka shkruar Klinaku./Gazeta Sinjali/