image OVL-UÇK kërkon drejtësi për shqiptarët që po mbahen padrejtësisht të burgosur në Maqedoninë e Veriut

Kosovë

Reagim/ OVL-UÇK kërkon drejtësi për shqiptarët që po mbahen padrejtësisht të burgosur në Maqedoninë e Veriut

news image

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se nuk do të ndalen asnjëherë duke kërkuar drejtësi për shqiptarët që po mbahen padrejtësisht të burgosur në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një reagimi në Facebook, Gucati tha se Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, është e indinjuar dhe reagon kundër dënimit të pjesëtarëve të quajtur si “Rasti i Kumanovës”.

” Ne besojmë dhe jemi të sigurt se shqiptimi i dënimit të 7 (shtatë) djemve shqiptarë me burgim të përjetshëm dhe me dhjetëra të tjerë që u dënuan me dënime të rënda drakonike, për “fajin” e vetëm se u tradhtuan nga tradhtaret dhe nga ligjet e këtij shteti artificial, nuk është gjë tjetër veçse proces i montuar i radhës që po u bëhet shqiptarëve”, është shprehur Gucati.

Përderisa thotë se ata do të ngrisin zërin kundër padrejtësive dhe proceseve të montuara e dënimeve politike që po u bëhen pjesëtarëve të luftërave çlirimtare të quajtur si “Rasti Kumanova”.

” Këtë proces të montuar politik mund ta vlerësojë më së miri opinioni, kurse ne si OVL do të vazhdojmë që me mjete ligjore e demokratike t’i mbrojmë të drejtat e veteranëve dhe kërkojmë që të gjithë pjesëtarët të quajtur si “Rasti Kumanova” të lirohen nga akuzat e pabaza dhe dëshmitë e fabrikuara të dëshmive të rrejshme nga vet shteti artificial”, ka shkruar Gucati./Gazeta Sinjali/