image OVL e UÇK-së reagon pas bastisjes së shtëpisë së Jakup Krasniqit nga Specialja

Kosovë

OVL e UÇK-së reagon pas bastisjes së shtëpisë së Jakup Krasniqit nga Specialja

news image

Pjesëtarë të EULEX-it me mbështetjen e Policisë së Kosovës, sot kanë kryer bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.

Në lidhje me këtë aksion të Gjykatës Speciale në shtëpinë e Krasniqit përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku.

Sipas tij, Gjykata Speciale është duke i vazhduar spektaklet e saja, raporton Gazeta Sinjali.

“Gjykata ilegale Speciale vazhdon spektaklet e saj. Ajo kryen bastisje në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, e dëshmi i merr edhe librat e botuar.
Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh”, ka shkruar Klinaku në Facebook./Gazeta Sinjali/