image OVL e UÇK-së fajësojnë institucionet e vendit për heqjen e flamurit kombëtar nga prifti serb

Kosovë

OVL e UÇK-së fajësojnë institucionet e vendit për heqjen e flamurit kombëtar nga prifti serb

news image

Mediat serbe kanë publikuar pamje ku shihet një prift serb nga Beogradi duke e larguar flamurin shqiptar në një kullë vrojtimi në Koshare. Ky flamur ishte i vendosur në vitin 1999.

Në lidhje me këtë veprim kanë reaguar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, në një deklaratë për Gazetën Sinjali, ka thënë se këtë veprim shteti i Kosovës është dashur ta dënojë.

“E pamë përmes mediave edhe pse paska ndodhur që pesë ditë, ata janë ndërmarrje e përbashkët kriminale si shtet dhe te ta nuk ka të bëjë se a është prift, pop, a çka për ta çdo gjë shqiptare ju pengon. Fajet janë te institucionet e Kosovës që nuk kanë përkujdesje ndaj lapidarëve, varrezave të dëshmorëve, monumenteve të UCK, dhe kombit shqiptar”, tha Klinaku.

Klinaku tha gjithashtu se ky veprim i priftit të jetë një paralajmërim për organet shtetërore të Kosovës. /Gazeta Sinjali/