image Osmani viziton bazën ushtarake të Iowa-s në SHBA, amerikanët e bartin atë me helikopter ushtarak - VIDEO

Sociale

Osmani viziton bazën ushtarake të Iowa-s në SHBA, amerikanët e bartin atë me helikopter ushtarak – VIDEO

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa sot e njëjta ka kryer vizitat e saj në bazën ushtarake të shtetit të Iowa-s në ShBA.

Siç njoftoi Osmani, së bashku me delegacionin në helikopterin e ushtrisë amerikane janë nisur drejt kampit ushtarak, Camp Dodge.

VIDEO

“Qëndrimin në Iowa e fillova me vizitë në Camp Dodge. Garda Kombëtare e Iowa-s ka luajtur rol kyç përgjatë viteve në rritjen e kapacitetit dhe aftësive të forcave tona të sigurisë. Jemi këtu për ta zgjeruar partneritetin me shtetin simotër dhe të forcojmë tutje lidhjet tona të pathyeshme me ShBA-të”, shkroi Osmani në platformën “X”.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/pfbid0zbYTiyk6ZN9Xks93UwrcceXs2Dq8huGW2JahrdsA7WBWm7XhRxsz7YbUjg3W3yzjl?cft[0]=AZVv9pHkUpnwa5TuZqgs7yOPiqgsTH7TYHopcl6x6OT00E24fz-0W3mNmlSJ9yjpeXc0TarV8qvHCCaYv40cr8oIcdFN2p3UYr6itdEDTaWGXtdM75ZgbyTlTxg05AlqIB-f0o-MBiA3XQ6ZILXL65gZnwOUbPxV1lSm2peUt-eSrgpcz7b8pvp9-cQjs6ho2sM&tn=%2CO%2CP-R

Pamje publikoi edhe konsulli i Kosovës në IOWA, Artan Duraku.

“Vjosa Osmani me delegacionin po lëviz me 🚁 drejt Camp Dodge”, ka shkruar Duraku, krahas pamjeve të publikuara.

View this post on Instagram

A post shared by Artan Duraku (@artanduraku1)

Presidentja Osmani po qëndron në ShBA që nga dje ku ka marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ajo ka diskutuar për gjendjen e fundit të sigurisë në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

/GazetaSinjali/