image Osmani: Veriu ka zgjidhje, po kontaktojmë me ndërkombëtarët

Politikë

Osmani: Veriu ka zgjidhje, po kontaktojmë me ndërkombëtarët

news image

Krerë e përfaqësues të 13 shteteve të Evropës Juglindore janë mbledhur në Podgoricë, në Samitin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Në këtë samit mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila foli edhe për situatën në veri të Kosovës, shtensionimin e situatës e zgjedhjet e parakohshme e të mundshme në katër komunat në veri të vendit.

Presidentja Osmani deklaroi se sa i përket situatës në veri të Republikës, është me rëndësi që Kosova ta gjejë zgjidhjen bashkë me aleatët e saj.

Duke rikujtuar se kjo krizë është shkaktuar nga Serbia, Osmani për RTK-në nga Podgorica, tha se Kosova është në të drejtën e saj, në kontekst të sudimit të ligjit e sovranitetit.

Duke folur për zgjedhjet e reja në komunat në veri, ajo tha se ligji parasheh disa situata për zgjedhjet e parakohshme, e që një prej tyre, sipas saj, është më e mira sepse siguron edhe pjesëmarrjen e serbëve që jetojnë në ato komuna.

/GazetaSinjali/