Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo ka shkruar se historia ka dëshmuar se në momentet më të vështira për Kosovën, Amerika ishte mbrojtësja dhe promovuesja e së drejtës sonë, duke u rreshtuar përkrah nesh në projektet për liri.
“Qytetarët e Kosovës sot e përjetojnë festën e pavarësisë së SHBA-ve si festë të tyre. Ata luten për mirëqenien e popullit amerikan dhe urojnë njëri-tjetrin për miqësinë me të, e cila, sikur thoshte presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ‘është e përhershme’, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/