Kryetarja e kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se numri i rritur i të infektuarve brenda një dite tregon fuqinë që ka virusi për t’u përhapur, prandaj ka kërkuar që qytetarët të qëndrojnë mbyllur në shtëpi.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook tha se beteja ndaj kësaj pandemie do të jetë e gjatë dhe e dhimbshme.
“Ky numër tregon fuqinë e armikut të padukshëm, dëshmon se, nëse ne, sikur thonë profesionistët shëndetësorë, ne i japim këmbë atij, ia bartim atë tjetrit, beteja ndaj tij do të jetë e gjatë dhe e dhimbshme”, ka shkruar Osmani.
Osmani gjithashtu kërkoi që qytetarët t’i ndjekin udhëzimet e Institutit të Shëndetit dhe institucioneve në mënyrë që të shmanget përhapja më e madhe e këtij virusi. /Gazeta Sinjali/