image Osmani thirrje politikanëve: Nëse doni t'i ndihmoni të akuzuarit, mos bëni deklarata për Specialen

Kosovë

Osmani thirrje politikanëve: Nëse doni t’i ndihmoni të akuzuarit, mos bëni deklarata për Specialen

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, iu ka bërë thirrje politikanëve që të mos bëjnë deklarata në lidhje me Gjykatën Speciale, pasi që sipas saj po i dëmtojnë të akuzuarit, raporton Gazeta Sinjali.

Osmani tha se favori më i madh që mund t`iu bëhet të akuzuarve nga Specialja është që figurat politike të mos përzihen në drejtësi.

“Sot ne besoj që thjesht duhet ta kuptojmë se ka qenë akt i Kuvendit të Kosovës dhe mendoj që ne sa më shumë si politikanë bëjmë deklarata politike, për situata juridike, aq më shumë mund t’i bëjmë dëm rasteve të cilave janë duke trajtuar. Favorin më të madh që mund t’i japim si shtet procesit është që politikanët të mos përzihen në çështje të drejtësisë. Kosova nuk ka asnjë arsye të fshihet nga e vërteta”, ka thënë ajo në një intervistë në rtk.

Ndryshe, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se presidentja, Vjosa Osmani ka vazhduar bashkëpunimin me William Walker.

/Gazeta Sinjali/