image Osmani: Thaçi gaboi që shkoi si president në Hagë, i bëri dëm edhe vetes

Politikë

Osmani: Thaçi gaboi që shkoi si president në Hagë, i bëri dëm edhe vetes

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar intervistimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë, lidhur me propozim aktakuzën për rreth 100 vrasje.

Osmani tha se Thaçi ka bërë gabim që ka shkuar në Hagë si president i Kosovës. Sipas saj, ata që ftohen për intervisim në Hagë duhet të japin dorëheqje menjëherë.

“Si juriste nisem nga prezumimi i pafajësisë. Por, si politikane menjëherë duhet të japin dorëheqje ata që ftohen në Hagë. Edhe presidenti Thaçi ka bërë gabim që si president ka shkuar në Hagë. Kjo e ka dëmtuar edhe pozitën edhe vetë atë”, tha ajo.

Kryeparlamentarja thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të lidhet me ndonjë krim gjatë vitit 2019 sepse në atë kohë është demilitarizuar.

E para e legjislativit thotë se ka pasur tendenca që krimet e Serbisë të relativizohen.

“Nuk është mirë që të japin vlerësime juridike ne që bartim funksione politike sepse bëjmë dëm. Këtë qëndrim e kam mbajtur që nga mandati i parë si deputete. Por, fatkeqësisht ne kemi dështuar që ta diskutojmë hapur për krimet e shtetit gjenocidal. Ka pasur tendencë që këto krime që të relativizohen. Ajo që ka ndodhur në dialogun Kosovë-Serbi, për vite të tëra Kosova nuk i ka ngritë asnjëherë temat dhe reparacionet. Por tani ne duhet ta shfrytëzojmë rastin dhe secili politikan të ngrisë zërin. Krimet e tilla janë përtej çdo imagjinatës njerëzore.Lufta e UÇK-së ka qenë në mbrojtje të popullit të Kosovës ”, tha ajo në Rubikon, transmeton Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/