Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla kanë takuar Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në një pritje të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
“E gëzuar që pata rastin të takoja Sekretarin Blinken mbrëmë në një pritje, të organizuar nga Presidenti Biden”, ka shkruar ajo në Twitter.
Osmani ka thënë se Sekretarin Blinken e ka informuar për zhvillimet e reja që nga takimi i tyre i fundit.
Ajo e ka falënderuar Blinken për angazhimin e vazhdueshëm për paqe dhe stabilitet në rajon.
“E informova mbi zhvillimet e fundit që nga takimi ynë i fundit dhe e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm për paqe dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar Osmani.
Presidentja gjatë ditës ka pasur rastin ta takojë edhe Presidentin Joe Biden, gjatë fotografimit tradicional me të dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.