image Osmani takon Abdixhikun, tregon se për çka biseduan

Politikë

Osmani takon Abdixhikun, tregon se për çka biseduan

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani u shpreh se ka përgëzuar Abdixhikun për rolin konstruktiv që LDK luajti gjatë procesit të përmbylljes së formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Sigurova z. Abdixhiku që institucioni i Presidencës do të jetë çdoherë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike, me theks të veçantë për temat e interesit kombëtar. Në këtë drejtim, mirëpres kontributin e të gjitha partive politike opozitare për çështjet që lidhen me interesin shtetëror dhe mirëqenien e qytetarëve”, shkroi ndër të tjera Osmani në Facebook./Gazeta Sinjali/