image Osmani takohet me Abbott dhe Weidinger, flasin edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Politikë

Osmani takohet me Abbott dhe Weidinger, flasin edhe për dialogun Kosovë-Serbi

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Osmani e ka falënderuar ambasadorin britanik për mbështetjen që Britania e Madhe u ka dhënë institucioneve të Kosovës, gjatë vitit 2021.

Ajo është takuar edhe me ambasadorin austriak Christoph Weidinger për të diskutuar për të arriturat dhe sfidat përgjatë vitit 2021, si dhe për mundësitë për thellim të bashkëpunimit në vitin e ri.

Osmani vlerësoi lart prezencën aktive dhe angazhimin e vazhdueshëm të Austrisë në Kosovë dhe mbështetjen për integrim në Bashkimin Evropian.

Siç thuhet në komunikatën nga Zyra e Presidentes, gjatë dy takimeve, është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

/GazetaSinjali/