image Osmani takohet me ambasadorët e Quint-it, tregon se çfarë diskutuan

Politikë

Osmani takohet me ambasadorët e Quint-it, tregon se çfarë diskutuan

news image

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me abasadorët e Quint-it dhe shefen e zyrës së Bashkimit Evropian, Natalia Apostolova, shkruan Gazeta Sinjali.

Temë diskutimi e këtij takimi kanë qenë zhvillimet mëtë fundit politike në Kosovë.

Osmani thotë se me këtë rasti i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme të vendit tonë dhe të gjitha institucioneve tona.

“Pata një takim produktiv me ambasadorët e Quint-it dhe shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, për të diskutuar zhvillimet më të fundit politike. I falënderova ata për gjithë mbështetjen e vazhdueshme për shtetin dhe të gjitha institucionet tona”, ka shkruar Osmani në Twitter./Gazeta Sinjali/