Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me abasadorët e Quint-it dhe shefen e zyrës së Bashkimit Evropian, Natalia Apostolova, shkruan Gazeta Sinjali.
Temë diskutimi e këtij takimi kanë qenë zhvillimet mëtë fundit politike në Kosovë.
Osmani thotë se me këtë rasti i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme të vendit tonë dhe të gjitha institucioneve tona.
“Pata një takim produktiv me ambasadorët e Quint-it dhe shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, për të diskutuar zhvillimet më të fundit politike. I falënderova ata për gjithë mbështetjen e vazhdueshme për shtetin dhe të gjitha institucionet tona”, ka shkruar Osmani në Twitter./Gazeta Sinjali/