image Osmani: Ta ndalim zbrazjen e Kosovës më 6 tetor, të kthehet shpresa

Politikë

Parafushata/ Osmani: Ta ndalim zbrazjen e Kosovës më 6 tetor, të kthehet shpresa

news image

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të martën në Gjakovë, se me votën e lirë të qytetarëve, më 6 tetor, do të kthehet shpresa te të rinjtë për të planifikuar jetën këtu në Kosovë.

“20 vjet pas luftës ne po e përjetojmë ikjen e dytë. Kosova po zbrazet. Sa e sa familja nga Gjakova dhe gjithë Kosova nuk i kanë afër vetes të afërmit e tyre, sepse nuk shohim më perspektivë, nuk kanë më ëndrra. Ata që do të duhej të mbronin interesin tuaj, e shkëmbyen ëndrrën e qytetit tuaj vetëm për interes të tyre”, tha Osmani.

Ajo ka shtuar se plani qeverisës i LDK-së i dedikohet familjes, sepse nëpërmes forcimit të familjeve ne e forcojmë shtetin dhe kthejmë besimin e qytetarëve për të mos e braktisur vendin. Osmani ka thënë se Qeveria e drejtuar prej saj, do të përkrahë familjet e reja në vitin e parë të lindjes së fëmijëve, si dhe do të përkrahë ata për të siguruar çështjen e banimit./Gazeta Sinjali/