image Osmani shkon në SHBA për Asamblenë e OKB-së, do të takohet me liderë botërorë

Politikë

Osmani shkon në SHBA për Asamblenë e OKB-së, do të takohet me liderë botërorë

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme.

Takimet do të zhvillohen në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Osmani pritet të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate, teksa në takime me homologët e saj do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovë, sikurse edhe për synimet e Kosovës për krijimin e raporteve me shtetet anëtare të OKB-së dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ndër tjera, Osmani përveç këtyre takimeve, do të mbajë diskutime në disa nga universitetet dhe institucionet më prestigjioze në SHBA, teksa do t’i zhvilloj dhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitin në SHBA.

Siç njofton Presidenca, përveç Osmanit, i ftuar është edhe bashkëshorti i saj.

“Presidentja është ftuar së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, që të marrin pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden. Ndërkaq, Zotëria i Parë, gjithashtu është ftuar të marrë pjesë në një pritje të veçantë, të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/