image Osmani pret që sa më shpejt të bëhet certifikimi i rezultateve zgjedhore - Sinjali

Osmani pret që sa më shpejt të bëhet certifikimi i rezultateve zgjedhore

news image

Ushtruesja e presidentes njëkohësisht kandidate për presidente, Vjosa Osmani, thotë se pret që rezultatet nga zgjedhjet e 14 shkurtit të certifikohen sa më shpejt, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani, thotë gjithashtu se duhet respektuar procedurat ligjore në mënyrë që sa më parë të bëhet konstituimi i institucioneve të reja.

Gjatë këtyre ditëve kam takuar ambasadorët e QUINT-it (SHBA, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Itali) si dhe atë të Bashkimit Evropian. Në të gjitha këto takime, është vlerësuar lart pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Kosovës në procesin zgjedhor të 14 shkurtit si dhe vullneti i tyre i qartë për ndryshim. Qytetarët e kanë ndërtuar rrugën tonë përpara, nga e cila nuk do të devijojmë në asnjë moment e në asnjë rrethanë. Përgjatë viteve në vijim, prioritetet tona të do të jenë zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë për çdo ditë, duke mbrojtur, në të njëjtën kohë, interesat e vendit tonë edhe jashtë kufijve e duke ndërtuar një imazh për shtetin me të cilin do të ndihen krenarë të gjithë qytetarët tanë por edhe aleatët tanë. Presim që çertifikimi i rezultateve të ndodhë sa më shpejtë dhe të respektohen të gjitha procedurat ligjore në këtë proces, në mënyrë që konstituimi i institucioneve të ndodhë sa më parë”, shkroi ajo. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin