image Osmani përkujton 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës: Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica

Kosovë

Osmani përkujton 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës: Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 21vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat paramilitare serbe.

Osmani përmes një postimi në Facebook, tha se liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina, sot shënon 21 vjetorin e çlirimit. Kjo datë shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, kur me mbështetjen e forcave të Aleancës Veri-Atlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqen. Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica. Në altarin e saj u radhitën shumë dëshmorë që Prishtina dhe Kosova të jetë e lirë. Lavdi e përjetshme atyre që e bënë të mundur lirinë”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Sinjali/.