image Osmani për takimin e ambasadës për Asociacionin: Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë

Politikë

Osmani për takimin e ambasadës për Asociacionin: Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar para takimit që pritet të mbahet në Ambasadën amerikane ku kryetemë është çështja e Asociacionit.

Osmani ka thënë që “gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë”.

Ndërkohë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë sot i ka thirrur në takim përfaqësues të pozitës, opozitës dhe të shoqërisë civile për të diskutuar në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dashur të komentojë takimin e thirrur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

/GazetaSinjali/