image Osmani: PDK-në përfundimisht po e çojmë në opozitë

Politikë

Parafushata/ Osmani: PDK-në përfundimisht po e çojmë në opozitë

news image

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten në Ferizaj se më 6 tetor nuk ka asgjë që do ta ndalë fitoren e LDK-së.

“Sot dalim para secilit prej jush ballëhapur, për fjalën që e kemi mbajtë, por edhe për punën e ndershme që gjithmonë e ka bërë LDK-ja për mbrojtje të shtetit. Kurrë më qartë nuk e kemi pasur sesa sot në Ferizaj. Në Ferizaj po e shoh fitoren e pakontestueshme të LDK-së në këto zgjedhje”, ka thënë Osmani.

“Po e shoh se përfundimisht po e dërgojmë PDK-në në opozitë, por edhe çdo parti tjetër që e ka degraduar shtetin”, ka shtuar ajo.

”Po shoh që Ferizaj po zgjedh ndërmjet demokracisë dhe anarkisë – ka vendosë me zgjedh demokracinë”, ka thënë Osmani, e cila në këtë tubim shoqërohej nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe lidershipi i partisë.

Osmani ka thënë se lista e LDK-së është e pastër.

“Të tjerët lëre që kanë njerëz me aktakuza dhe me ndalesa nga Shtetet e Bashkuara, nga shpëtimtarët tanë, por as nuk kanë kompetencë, as nuk kanë ide dhe as nuk kanë vizion. Ata e kanë vetëm një gjë, përvojën në kapjen e shtetit”, ka pohuar Osmani./Gazeta Sinjali/