image Osmani pas takimit me amerikanët: Folëm për urgjencën e dialogut me Serbinë

Politikë

Osmani pas takimit me amerikanët: Folëm për urgjencën e dialogut me Serbinë

news image

Pas takimit me ndihmëssekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, presidentja Osmani doli në konferencë para mediave.

Presidentja Osmani tha se në takim u diskutua urgjenca e dialogut me Serbinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Natyrisht që ne sot gjithashtu diskutuam për urgjencën dhe nevojën për progres në procesin e dialogut, gjithnjë të përqëndruar në njohjen reciproke”, tha Osmani.

Presidentja shtoi se në takim ka thënë se Kosova është e përkushtuar në këtë proces.

“E ritheksova se Kosova është dhe vazhdon të jetë palë në dialog dhe se mbesim të përkushtuar ndaj këtij procesi i cili e ka në qendër njohjen reciproke dhe nga i cili do të përfitojnë përfundmisht qytetarët”, tha ajo

/GazetaSinjali/