image Osmani pas takimit me ambasadorin Abbott: Biseduam për çështje konkrete

Kosovë

Politikë/ Osmani pas takimit me ambasadorin Abbott: Biseduam për çështje konkrete

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nikolas Abbott.

Kryeparlamentarja Osmani pas takimit ka thënë se me ambasadorin e Britanisë Abott kanë diskutuar për punët konkrete ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Biseduam për bashkëpunimin ndërparlamentar të parlamentit të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Biseduam për çështje konkrete. Mbretëria e Bashkuar ka ndihmuar shume institucionet në mënyrë që të sigurojnë ketë pavarësi. Ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë”, deklaroi Osmani.

Ambsadori i Britanisë, Nikolas Abbott, tha se do të vazhdojnë mbështetjen për Kosovën.

“Unë jam shumë i lumtur, është  kënaqësi për mua. Ne do ta mbështesim gjithmonë Kuvendet e Kosovë. Është institucion i rëndësishëm për ju e për ne. Ne do të kemi bashkëpunim ne të ardhmen së bashku”, tha ai. /Gazeta Sinjali/