image Osmani paralajmëron vizita nga 'dy delegacione të larta nga ShBA' gjatë muajit prill

Politikë

Osmani paralajmëron vizita nga ‘dy delegacione të larta nga ShBA’ gjatë muajit prill

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka folur për vizitat e mundshme në Amerikë, derisa tha se në muajin prill në Kosovë do të vijnë dy delegacione të larta nga ShBA.

“Ne jemi duke punuar për disa vizita në SHBA, sepse do të bëhen për qëllime të ndryshme. Në disa vizita do të jemi bashkë, në disa do të jemi ndaras. Në momentin që do t’i kemi saktë të gjitha detajet e agjendës, patjetër që do t’iu informojmë. Ajo që është me rëndësi është që bashkëpunimi ynë me SHBA është intensive, është në baza ditore. Edhe me përfaqësuesin e SHBA-së në Kosovë ambasadorin Hovenier, edhe me departamentin e shtetit amerikan, edhe me Këshillin për Siguri Kombëtare që është përbrenda Shtëpisë së Bardhë dhe me zyrtarë të tjerë”, ka thënë presidentja Osmani.

“Kosova është i vetmi vend në rajon që presidenti i SHBA-së i është drejtuar me video-mesazh. Me një mesazh të jashtëzakonshëm, ku ka shprehur përkrahjen e plotë ndaj institucioneve të Kosovës, ka folur për krimet ndaj popullit të Kosovës dhe ndaj vuajtjeve që kemi kaluar, dhe ka treguar që SHBA do të mbesin partner i palëkundur i Kosovës, duke konfirmuar në letrën e tij të fundit se Kosova vazhdimisht po tregon lidership global për çështje të rëndësisë globale. Pastaj siç e dini kam pasur telefonatë me zv/presidenten e SHBA-së, njëkohësisht është i vetmi vend në rajon që zv/presidentja ka pasur një bisedë substanciale edhe që lidhet me raportet tona.”, theksoi Osmani.

Kam pasur telefonatë me zëvendëspresidenten e SHBA-së, njëkohësisht është i vetmi vend në rajon që zëvendëspresidentja ka pasur një bisedë substanciale edhe që lidhet me raportet tona. Dhe kemi vizita të vazhdueshme. Do të kemi dy delegacione të larta nga SHBA-ja gjatë muajit prill, për të vazhduar me komunikime të tjera”, ka njoftuar Osmani.

/GazetaSinjali/