Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ku ka thënë se ballafaqimi me pandeminë nuk është sfidë e vetme, pasi sfidë tjetër është edhe të nxënit e dijes, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo është shprehur e sigurt se edhe në këto rrethana pandemie, nxënësit dhe mësimdhënësit do t’ia dalin të dëshmojnë përkushtim në mësim dhe të arrijnë rezultate të shkëlqyera.
“Fatkeqësisht ju nuk po e nisni atë më 1 shtator, si çdo vit, as me të gjithë shokët e shoqet, si përherë. Sot ju po e nisni atë në rrethana të pazakonta, për shkak të pandemisë Covid 19. Por, ballafaqimi me të nuk është sfida e vetme. Sikur e dini, sfidë e madhe për ju është sfida e të nxënit të dijes.
Prandaj, më lejoni që t’ju uroj një vit të mbarë, në të cilin do të keni shëndet të plotë dhe do të arrini rezultate të shkëlqyera në mësim. Jam e sigurt që edhe në rrethanat e sivjteme ju do t’ia dilni të dëshmoni përkushtim në mësim dhe të arrini rezultate të shkëlqyera”, ka thënë Osmani. /Gazeta Sinjali/