image Osmani në takim me Metën: Nuk mund të mbështetet symbyllur iniciativa “Open Ballkan”

Politikë

Osmani në takim me Metën: Nuk mund të mbështetet symbyllur iniciativa “Open Ballkan”

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, me të cilin ndër të tjera kanë biseduar edhe për nismën “Open Balkan”.

Sipas komunikatës për media të Zyrës së Presidentes, “Kosova nuk mund të bëhet pjesë e iniciativave apo mekanizmave rajonal, poqëse përfaqësimi në këto iniciativa që nga zanafilla nuk është gjithëpërfshirës dhe mbi parimin e barazisë”, citohet të ketë thënë Osmani. 

“Duke iu referuar iniciativës Ballkani i Hapur, ajo ka theksuar se nuk mund të mbështetet symbyllur asnjë iniciativë që mund ta rivalizojë apo pengojë procesin e integrimeve në BE dhe orientimin euro-atlantik të rajonit, ku Serbia synon ta ketë rolin kryesor dhe e cila ende nuk e ka njohur Kosovën”, thuhet në komunikatë.

Osmani tha se së bashku me Shqipërinë duhet të angazhohen për ta përçuar mesazhin në rajon dhe në botë për rrezikun që i kanoset Ballkanit nga politika agresive dhe hegjemoniste e Serbisë. /GazetaSinjali/