image Osmani në SHBA: Krijimi i Asociacionit të komunave serbe do t’u shkaktonte dhimbje koke edhe partnerëve

Politikë

Osmani në SHBA: Krijimi i Asociacionit të komunave serbe do t’u shkaktonte dhimbje koke edhe partnerëve

news image

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se një asociacion i komunave serbe me kompetenca ekzekutive do të ishte prelud i krijimit të një “Republika Srpska”.

Ajo gjatë një diskutimit për të ardhmen e Kosovës dhe sfidat e rajonit në kuadër të Shkollës së Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare “John Hopkins”, ka thënë se ky asociacion nuk do t’i shkaktonte probleme vetëm Kosovës por edhe aleatëve.

Zbatimi nuk është prelud vetëm i krijimit i një “Republika Srpska” por shkon kundër investimeve për stabilitet që partnerët tanë që kanë bërë me vjet. Nuk është e mirë as për partnerët, do t’u shkaktojë kokëdhimbje. Edhe ju do të përballeni me këtë mostabilitet”, është shprehur Osmani.

Mos stabiliteti aktual në Bosnjë është mësimi më i mirë. Kush ka punuar për pavarësinë e Kosovës nuk do ta donte”.

Osmani ka sqaruar se marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe nuk mund të zbatohet pasi që Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se nuk është në linjë me të.

/GazetaSinjali/