image Osmani në Gjermani: Ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme

Politikë

Osmani në Gjermani: Ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në vizitë zyrtare në Gjermani, deklaroi se ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme.

Madje, sipas saj, kjo nismë e vonon integrimin evropian të rajonit.

Osmani tha se ideja e Edi Ramës, Aleksandar Vuçiqit dhe Zoran Zaevit për “Open Balkan” është tentim për të zëvendësuar Procesin e Berlinit dhe potencon se një gjë e tillë është e pamundur dhe se s’do të lejohet që të ndodhë.

“Open Balkan është i rrezikshëm, dhe e vonon integrimin evropian dhe provon të zëvendësojë Procesin e Berlinit, gjë që është e pamundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodh”, ka thënë presidentja Osmani, në një organizim në Gjermani./Gazeta Sinjali/