Presidentja Vjosa Osmani ka shkuar për drekë sot në kampin ushtarak amerikan në Kosovë.
Vizita e Osmanit në Bondsteel u bë për Ditën e Falënderimeve, që festohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo e shfrytëzoi këtë rast për t’i thurur falënderimet amerikanëve.
“Në kampin Bondsteel, ne iu bashkuam ushtarëve amerikanë për një drekë speciale të Ditës së Falënderimeve. Populli i Kosovës është falënderues për shërbimin vetëmohues, mbështetjen dhe ndihmën e çdo amerikani që ka shërbyer në shtetin tonë dhe përkrah nesh, përgjatë viteve. Lidhja jonë është më e fortë se kurrë” , ka shkruar Presidentja në Twitter.
Falenderime SHBA-së, ajo i ka bërë edhe mbrëmë pas arritjes së marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Ajo i dha të gjitha meritat SHBA-së, ndonëse marrëveshja u ndërmjetësua nga Bashkimi Evropian.