image Presidentja Osmani ndihet krenare pas fitores së Kosovës së parë në kualifikimet e botërorit

Futboll

Presidentja Osmani ndihet krenare pas fitores së Kosovës së parë në kualifikimet e botërorit

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas fitores së Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës, shkruan Sinjali Sport.

Kosova mposhti minimalisht Gjeorgjinë në shtëpinë e saj me rezultat 0-1.

Kjo ishte fitorja e parë e dardanëve në histori të eliminatoreve për kampionatin botëror.

Pas kësaj arritje ka reaguar edhe presidentja Osmani, duke u ndjerë krenare me lojën e kombëtares.

“Shumë krenare me kombëtaren sot, ata arritën historinë duke fituar ndeshjen e parë të kualifikimeve për botëror. Ata kanë bërë më shumë se aq, treguan realitetin e Kosovës së pavarur që është e pandalshme” ka shkruar Osmani në Twitter.

/Gazeta Sinjali Sporti/