image Osmani: Me Serbinë nuk do të bisedojmë asnjëherë për integritetin territorial dhe statusin e Kosovës

Politikë

Osmani: Me Serbinë nuk do të bisedojmë asnjëherë për integritetin territorial dhe statusin e Kosovës

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha në Gjermani se në dialog me Serbinë, Kosova asnjëherë nuk do të negociojë për integritetin territorial të Kosovës dhe për pavarësinë e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë një diskutimi në Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP), në një bashkëbisedim për të ardhmen e Kosovës, me ambasadorin Wolfgang Ischinger, Osmani deklaroi se Serbia ka refuzuar çdo propozim dhe është e fokusuar që ta paraqesë Kosovën keq ndërkombëtarisht.

“Serbia ka refuzuar çdo propozim dhe është fokusuar në fyerje të tmerrshme gjatë procesit të negociatave… Serbia ende po përpiqet ta bëjë Kosovën të duket keq”, tha ajo.

Presidentja shtoi tutje se në dialog asnjëherë nuk do të bisedojnë me Serbinë për disa tema.

“Ne kurrë nuk do të pranojmë të negociojmë integritetin territorial, ne nuk do të ndryshojmë strukturën tonë për të krijuar shtresa të tyre qeverisëse që ngjajnë dhe mund të na çojnë në ‘Republika Srpska’ ose në një republikë tjetër dhe natyrisht ne nuk do të negociojmë statusin e Kosovës i cili është zgjidhur një herë e përgjithmonë me Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008″, deklaroi presidentja Osmani./GazetaSinjali/