image Osmani: Libreza partiake nuk do të jenë më kriter i punësimit

Politikë

Premtim/ Osmani: Libreza partiake nuk do të jenë më kriter i punësimit

news image

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, paralajmëroi sot në qeverisjen e saj, të gjitha bordet e kompanive publike nën menaxhim të qeverisë dhe të cilat kanë performancë negative sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, do të shkarkohen dhe do të shpallet konkurs i hapur publik me ndihmën e projektit nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

“Të gjitha bordet që kanë performancë negative do të shkarkohen. Ambasada britanike e ka një projekt me Qeverinë e Kosovës për t’i mbikëqyrë krejt konkurset në institucione. Ne e kemi ndërmend të rritim prezencën e Ambasadës britanike, sepse ata nuk kanë interes t’i japin përparësi dikujt në baza partiake”, ka thënë Osmani gjatë një takimi me të rinj në Prishtinë.

Ajo potencoi se libreza partiake nuk do të jenë më kriter i punësimit, por vetëm meritokracia.

“Nëse na nuk e krijojmë meritokracinë si bazë, atëherë do të dështojmë. Politikanët vijnë e shkojnë, ndërsa shtylla më e rëndësishme mbesin shërbyesit civil”, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu tha se qeveria e drejtuar prej saj, do të garantojë pavarësi të sistemit të drejtësisë, ndërsa nëpërmes procesit të vettingut, do të bëhet dekriminalizimi i saj./Gazeta Sinjali/