image Osmani: Liberalizimi i vizave forcon kredibilitetin e BE-së

Politikë

Osmani: Liberalizimi i vizave forcon kredibilitetin e BE-së

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka deklaruar se avancimi i rrugës euro-atlantike të Kosovës është i rëndësisë gjeostrategjike.

Në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, që është mbajtur në Potsdam të Gjermanisë, ajo ka vlerësuar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës forcon kredibilitetin e BE-së në vend.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka postuar fjalimin e saj mbi strategjinë e sigurisë në Evropë si dhe rolin e Kosovës në forcimin e demokracisë dhe aleancave me partnerë perëndimor.

/GazetaSinjali/