Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, shprehet se LDK-ja e ka larguar nga partia dhe për të është e papranueshme që vendimet t’i marrë dikush tjetër, e votat dikush tjetër.
Osmani ka deklaruar se LDK e do kontributin dhe idetë e saj vetëm gjatë periudhës së zgjedhjeve.
“Më 20 qershor ka ndodh diçka që nuk ka ndodhur në 30 vitet e aktivizmit të LDK-së, ka ndodh një përjashtim i imi nga pozicionet e partisë, kjo ka ndodh për shkak se e kam mbajtur fjalën për programin që e kemi prezantuar së bashku me partinë”, tha Osmani në Kanal 10, transmeton Gazeta Sinjali.
“Ka qenë vullnet i LDK-së, i iniciuar nga kryetari, i miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm, të më përjashtojnë që nënkupton që LDK nuk e do qëndrimin tim dhe idetë e mia. I do në zgjedhje, por në momentin kur e kaluan urën i gjuajtën në mbeturina si diçka të pavlera. Për mua është e papranueshme që vendimet t’i marrë dikush tjetër e votat dikush tjetër”, përfundoi Osmani. /Gazeta Sinjali/