Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe kryekuvendari, Glauk Konjufca, po qëndrojnë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Krerët shtetërore po presin mbërritjen e të mbijetuarve të aksidentit tragjik të së dielës, që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë kosovarë dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.
Të mbijetuarit e aksidentit pritet që të arrijnë në Aeroportin e Prishtinë, pas pak minutash.
Në pritje të tyre janë edhe familjarët e tyre, të cilët po i presin me buqeta lulesh./Gazeta Sinjali/