Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si arrogant kryeministrin Avdullah Hoti.
Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të tij se Osmani gjithmonë e ka pasur gabim, kryeparlamentarja tha se shefi i ekzekutivit nuk e di se çfarë flet.
Osmani pasi mori pjesë në një aktivitet për ndihma juridike falas, e akuzoi Hotin edhe për mungesë transparence për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Kryetarja e Kuvendit kërkoi nga kryeministri që në takimin e sotëm në Bruksel të mos hapë tema që dëmtojnë sovranitetin dhe integritetin e vendit.